Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryetari i PD Sali Berisha, ka qenë tepër i zhgënjyer nga veprimi i presidentit, i cili dekretoi kabinetin Nano. Berisha e beri kreun e shtetit pjesë të kryeministrit, pasi sipas tij, Moisiu ka dekretuar jashtë vullnetit të tij.

Sali Berisha:- “Një president nuk mashtron në publik dhe ky është një mashtrim i madh që ai bëri. Ky është një mashtrim skandaloz, i diktuar nga klani i Zemunit, apo klane të tjera është për t’u vërtetuar, por ai ishte zotuar se emra të përfolur nuk do të dekretonte dhe faktikisht as derrat dhe pulat e Dukës, nuk mund t’i dinë, se Caci, Baçi, Maçi, janë të pa përfolur, se Igli Toska nuk është shkarkuar për vjedhje dhe korrupsion”./tvklan.al