Lajme Arkiva 2003

Sali Berisha: Ajo çka di unë rreth kësaj ngjarje është kjo, jam informuar nga familjarët dhe jo vetëm nga familjarët për zhdukjen e biznesmenit Ramzi Hoxha. Në mënyrën më seriozë u kam kërkuar autoriteteve zyrtare të bëjnë të gjitha përpjekjet për zbardhjen e të vërtetës. Është hapur dosje. Nuk kam absolutisht asnjë dijeni dhe nuk kam patur asnjë informacion se i ndjeri Ramzi Hoxha ka dashur ti bëjë atentat Sali Berishës apo ka qenë pjesëmarrës në atentatin e Gligorovit, apo ka qenë terrorist apo trafikant. Emrin e tij për herë të parë e kam dëgjuar në letrën që më kanë dërguar familjarët e tij. E rëndësishme është që të ketë një hetim të pavarur. Dosja ka qenë aty. Nuk besoj se do të ketë ndonjë mendje që ka pasur ndonjë ndikim të Arben Rakipi apo te Fatos Klosi, për të lënë dosjen të myket. Dëshiroj që të mësohet e vërteta mbi fatin e Remzi Hoxhës dhe të gjenden autorët e vërtetë dhe të përballen me ligjin./tvklan.al