Lajme Arkiva 2003

Sali Berisha: Do t’ju jap një tjetër shifër sot nga 1200 tendera, të botuar në organin zyrtar të prokurimeve publike të qeverisë shqiptare Edvin Rama ka botuar njëlloj sa komuna e Novoselës, pa ka fshehur, nuk ka botuar 98% të të gjithë tenderave të bashkisë, pra ka shkelur ligjin dhe ka vjedhur në 98% të prokurimeve publike. Pse tenderat nuk janë botuar? Sepse Edvini ka vjedhur, duke paguar gjoja një pemë 10.000 Dollarë, një kumbull të kuqe 15.000 Dollarë, një rozetë në zyrën e tij të bashkisë 3000 Dollarë. Përgjegjës kryesor për dhunimin e kushtetutës është kryeministri Fatos Nano, i cili me qëndrimet e tij i ka dhënë shkas revanit më të paprecedentë në historinë e vendit të krimit të organizuar. Ja thash dje në parlament, ja them këtu para jush, pasojat do të jenë shumë të rënda për vendin.

Ndërkohë socialistët e alarmuar nga këto sulme të opozitës brenda dhe jashtë parlamentit kanë mbledhur grupin parlamentar menjëherë pas ndërprerjes së seancës. Qëllimi i tyre është ti përgjigjen më fortë dhe më ashpër akuzave të liderit të opozitës.

Më aktivi në mbledhje ka qenë deputeti Taulant Dedja i cili ka kërkuar nga kolegët e tij më shumë angazhim kundrejt këtyre detyrave të Berishës.

Të mos rrimë në kafe kur na sulmon Berisha”, ka thënë socialisti Dedja që ka adresuar kritika edhe ndaj qeverisë Nano për mungesën e tyre në debatin parlamentar.

Këto shqetësime i ka ndarë edhe deputeti socialist zoti Gramoz Ruçi. Pas mesditës ai ka pasur një takim të gjatë me kryeministrin Fatos Nano në zyrën e shefit të qeverisë./tvklan.al