Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Pas partive në opozitë me qeverinë, kryetari i demokratëve Sali Berisha ka ftuar për bashkëpunim një nga partitë e koalicionit qeveritar Aleanca për Shtetin. Bëhet fjalë për PBDNJ me kryetar Vangjel Dulen. Zoti Berisha është autorizuar nga këshilli kombëtar, për të filluar bisedimet me këtë parti. Megjithëse prej disa vjetësh është në qeverinë e majtë, programi e bënë PBDNJ, një parti të qendrës së djathtë.

Sali Berisha:- Ajo është një parti e qendrës së djathtë dhe ka pasur një fatkeqësi, një çengel të majtë të pamerituar dhe e shoh që ka filluar tani të merret me disa shqetësime serioze. E sigurojë që do të gjej një interlokutor, do vendosim kontakte zyrtare”.

Rezoluta e këshillit kombëtar të PD, i jep të drejtë gjithashtu kreut të saj Berisha, të vazhdojë bisedimet dhe me të gjitha forcat e tjera opozitare, për të arritur bashkimin e opozitës. Dy përfaqësues të tyre, ish-drejtues të lartë të PD, para disa vjetësh, kanë mirëpritur ndërkohë pranimin nga zoti Berisha të legalizimit të fraksioneve edhe pse e pa mjaftueshme sipas tyre, ky është një sinjal pozitiv, për demokratizimin e forcës më të madhe të opozitës.

Tritan Shehu:- “Fatkeqësisht, u deshën 5 vjet që zoti Berisha të pranojë teorikisht idenë e fraksionit dhe më mirë vonë se kurrë, shpresojë që nuk do të duhen 10 vjet për ta bërë atë operative, e për ta realizuar konkretisht në atë parti politike”.

Dashamir Shehi:- “Me të gjitha dyshimet dhe kritikat që kemi, unë e konsiderojë një hap pozitiv, por jo të mjaftueshëm. Shpresojmë që kjo frymë e re, të ketë rrugë në të ardhmen”./tvklan.al

Gazetare – Elona Meço