Kryeministri Sali Berisha ka inauguruar rrugën Korçe-Qafë Plloçë, e gjate 19 kilometra dhe me një vlere prej 2.2 milion eurosh.
Ne fjalën e tij kreu i qeverise ka deklaruar se kjo rruge është shume e rëndësishme për Korçën, Bilishtin dhe liqenin e Pogradecit për zhvillimin e turizmit.
Sali Berisha: “Këto ditë fillojmë ndërtimin e 70 kilometrave të tjera, të cilat do të kalojnë në një gjurmë krejt tjetër, në gjurmën e rrugës Egnatia, Qafë Plloçë-Qukës. Me ndërtimin e rrugës e kësaj dhe rrugës së re të Elbasan-Tiranë distanca Korçë-Tiranë më shumë se përgjysmohet, pra Korça afrohet shumë me Tiranën. Prodhimi i fuqishëm i këtij rrethi, ndofta më i fuqishmi në Shqipëri i afrohet tregut të metropolit”.
Kryeministri Berisha nuk ka lënë pa sulmuar përsëri kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama duke e ftuar atë te shikojë ndryshimin qe është duke ndodhur ne te gjithë Shqipërinë.
Sali Berisha: “Unë pashë dje kryetarin e ngratë, s’po di të them të 99-shave apo të PS-së. E them këtu i ngratë, sepse pasi kish dalë nga vila e tij në Dardhë që se ka të deklaruar se e fsheh me emra të bashkëshorteve atësore. Po! Se ka të deklaruar. Kishte shkuar kishte gjetur një shkollë të rrënuar edhe derdhte lot krokodili. I them zotit Rama hiqi gjyzlykët e kolagjenit. Merre me një anë mendjen e Blushit dhe më mirë, dmth, prano këtë realitet që po ndryshon me shpejtësi të madhe.”
Kreu i ekzekutivit ka deklaruar përpara te pranishëmve se projekti Korça evropiane është duke shkuar ne rruge te mbare dhe kjo është një merite e padiskutueshme te gjithë qytetareve te Korçës./tvklan.al