Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryetari i PD Sali Berisha vlerëson vendimin e kryetarit të Kuvendit Servet Pëllumbi, pasi ka ruajtur për herë të parë pozicionin e kryeparlamentarit, ku ky i fundit deklaroi, se nuk është normale të qeveriset me zv/ministra.

Sali Berisha:- “E vlerësoj korrigjimin e qëndrimit të zotit Pëllumbi, i cili pavarësisht se është i zgjedhur nga PS, por unë në parlament i theksova, ti përfaqëson parlamentin aty, nuk përfaqëson vetëm PS, deri sa je kryetar parlamentin, nuk mund të thuash s’kam ç’të bëjmë, por dje ai qëndroi në anën e Kushtetutës”.

Berisha nuk e bazon aleancën me Partinë Republikane tek pronat dhe për rrjedhojë nuk ka prishje të marrëdhënieve ndërmjet tyre. Kryedemokrati u drejtohet forcave opozitare të mbështesin draftin e OSBE-së.

Sali Berisha:- “Këta e bënë mirë, kur nuk e ke hartuar vetë e kanë ndërtuar të tjerët, t’ua njohësh meritat dhe ta mbështesësh atë”.

Lideri i opozitës ka akuzuar përsëri kryetarin e bashkisë së Tiranës Edi Rama për lidhje të tij me Hakmarrjen për Drejtësi.

Sali Berisha:- “Edvini për llogari të kësaj organizate ka shembur qendrën historike të Tiranës dhe i ka dhënë asaj truallin. Tani ka një keqinterpretim i ziu, lidhur me lidhjet e gjakut. Lidhjet e gjakut në deklaratën time kanë pasur atentatet e porositura nga Edvini, siç ka qenë rasti i Ylli Pangos etj, apo siç është dhe rasti i likujdimit me antitank të Denis Ginës dhe trashëgimisë Gina të marrë nga Edvini”./tvklan.al