Lideri demokrat Berisha ka paralajmëruar sot Metën, Poçin dhe Klosin të zbardhin aktin terrorist ndaj Jozefina Topallit. Në të kundërt, demokratët do t’u japin atyre përgjigjen e merituar.

“Nëse vazhdon kështu, Tirana bën mirë të shporrë qelbësirat. E them këtu dhe të mos ketë asnjë iluzion. Nëse mendojnë, i bëjnë shumë gabim llogaritë. Ne e shpallëm fushatën tonë si simfoni me mirëkuptimin ndaj shqiptarëve. Uroj se kësaj do t’i përmbahemi. Ne kemi një parim që fushata jonë do të jenë simfonia e mirëkuptimit me shqiptarët. Ne ato që i shpallëm i njohim, nuk besoj se keni konstatuar se ne do i devijojmë parimet e shpallura. Unë jam sot këtu për të denoncuar kryeministrin Meta si organizator ndaj aktit terrosit ndaj numrit dy të Parlamentit Shqiptar. Kryemistri Meta bën mirë të zbardhë aferat e tij personae me guroren pirate, bën mirë të heqë dorë nga aktet terroriste dhe shumë shpejt ai mund të marrë përgjigjen të cilën ai e përmendi kosin, por do t’i fryjë qullit.”

Berisha u paraqiti gazetarëve një dokument që provon implikim e pushtetarëve në dhunën ndaj kryetares Topalli. Lideri Berisha, mbështetur në rezultatet e mitingut të tij, u shpreh i sigurt në fitoren blu me 1 tetor./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame