Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Lideri Demokrat Berisha

Sali Berisha akuzon avokatin Përparim Sanxhaku për ndërhyrje në KQZ – (7 Shtator 2003)

Lajme Arkiva – TV Klan 2003 Një ditë pas intervistës së zv/ministrit të Drejtësisë Përparim Sanxhaku, lideri demokrat Berisha e akuzon ish-anëtarin e KLD për përdorim politik të këtij këshilli, për interesa të kryeministrit Fatos Nano. Avokatin Sanxhaku, Berisha e konsideron si njeriun më të inkriminuar e që kontrollon KLD. Sali Berisha:- “Njeriu që lëvizte...

Shtator 7, 2003

Berisha i përgjigjet lojës së Nanos me kandidatët e pavarur – (13 Maj 2001)

Lajme Arkiva – TV Klan 2001 Lideri demokrat Sali Berisha ka porositur të gjithë kandidatët për deputet të koalicionit të djathtë përveç kryetarëve të partive, Fatmir Mediu, Shpëtim Rroqi, Ekrem Spahia e Teodor Laço të regjistrohen si të pavarur në komisionet e votimit. Në këtë mënyrë, Berisha i është përgjigjur me të njëjtën monedhë lojës...

Maj 13, 2001

Berisha akuzon Metën dhe Finon për manipulime në listat e votuesve – (14 Shtator 2000)

Lajme Arkiva – TV Klan 2000 Lideri Demokrat Berisha, ka shtyrë për pasdite mitingun e Vlorës dhe ka thirrur në mesditën e sotme në Tiranë, një konferencë urgjente për shtyp në selinë e tij. “Denoncoj projektet ogurzeza, të Metës me Finon për manipulime në listat e votuesve dhe i bëjë thirrje të gjithë votuesve t’i...

Shtator 14, 2000

Sali Berisha: Kryeministri Meta fajtor në sulmin terrorist ndaj Jozefina Topallit (3 Shtator 2000)

Lideri demokrat Berisha ka paralajmëruar sot Metën, Poçin dhe Klosin të zbardhin aktin terrorist ndaj Jozefina Topallit. Në të kundërt, demokratët do t’u japin atyre përgjigjen e merituar. “Nëse vazhdon kështu, Tirana bën mirë të shporrë qelbësirat. E them këtu dhe të mos ketë asnjë iluzion. Nëse mendojnë, i bëjnë shumë gabim llogaritë. Ne e...

Shtator 3, 2000

Partia Demokratike për KQZ, kodi i ri elektoral – (4 Qershor 2000)

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000 Lideri demokrat Berisha ka diskutuar sot me kreun e OSBE-së Ahrens për procesin elektoral të zgjedhjeve lokale. Përjashtimi i opozitës nga procesi i vendimmarrjes është shkelja e konventave ndërkombëtare tha Berisha. Partia Demokratike nuk do të njohë asnjë individ të përzgjedhur nga presidenti Meidani për postin e lirë nga...

Qershor 4, 2000

Berisha konferencë për vrasjen e Agim Hysenbelliut – (17 Maj 2000)

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000 Lideri demokrat Berisha ka vënë gishtin e akuzas mbi kryeparlamentarin Gjinushi, kreun socialist të Vlorës, Niko Veizi e Neki Dredha, për vrasjen e militantit demokrat Agim Hysenbelliu. Berisha deklaroi se Ministria e Rendit ka mashtruar me akuzën ndaj Argend Grabovës, pasi sipas provave që disponon PD, i akuzuari kryesor...

Maj 17, 2000

Partia Demokratike reagon për thesarin e vjedhur (13 Maj 2000)

Që nga 27 Shkurti i vitit 1997 qeveria e majtë e kishte braktisur thesarin e shtetit të vendosur në Krrabë. Sipas demokratëve më 7 Janar Prokurori Ushtarak Goga dhe inspektorët e rendit, kanë shkuar në vendin ku ruhej thesari i braktisur me qëllim që të akuzonin për vjedhjen e tij Partinë Demokratike. Sot lideri demokrat...

Maj 13, 2000

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike (13 Dhjetor 1999)

Të pabindurit e Partisë Demokratike, grupi i deputetëve refermatorë, të rebeluar ndaj lidershipit aktual demokrat. Duke filluar nga sot nuk do kenë fatin e përfaqësimit të Partisë Demokratike në delegacionet ndërkombëtare. Për deputetët, Pollo, Xhaferrin, Vejsiu, Demi e ndonjë deputet tjetër demokrat, ky është hapi i fundit drejt përjashtimit të plotë nga PD-ja. Vendimin për...

Dhjetor 13, 1999

Këshilli Kombëtar Demokrat – (5 Shtator 1999)

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999 Të demokratizohet Partia Demokratike. Kjo ka qenë direktiva kryesore që ka përshkrua të gjithë fjalimin e liderit demokrat Berisha, drejtuar Këshillit Kombëtar i mbledhur sot paradite në selinë e kësaj partie. Këshilli Kombëtar Demokrat ka për objekt kryesor diskutimin nen për nen të projekt statutit të ri që do...

Shtator 5, 1999

Sali Berisha konferencë – (24 Korrik 1999)

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999 Kriza që u evidentua nga deklarata Miqtë e Shqipërisë nuk duhet të shfrytëzohet nga opozita për përfitime politike dhe as nuk mund të zgjidhet me premtimet e opozitës por vetëm me dialog konstruktiv. Ka deklaruar sot kështu në një konferencë për shtyp lideri demokrat Berisha. Partia Demokratike fton të...

Korrik 24, 1999