Lajme Arkiva 2003

Pas miratimit të draftit të qeverisë serbe që Kosova të bëhet pjesë territoriale e unionit Serbi-Mal i zi kanë ardhur menjëherë reagimet e politikës shqiptare. Në emër të opozitës kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kundërshtuar përpjekjet e Beogradit që sipas tij synojnë destabilizimin e Ballkanit.

Berisha deklaron se shqiptarët e Kosovës kanë të drejtën të për të vetëvendosur në bazë të marrëveshjes së Rambujesë e cila nënkupton zgjidhjen e problemeve të Kosovës me vullnetin e qytetarëve të saj.

Sali Berisha: E konsideroj si të domosdoshme që të hiqet dorë nga ideja dhe platforma që në fakt e shtyjnë gadishullin drejt të shkuarës së tij të pasigurt dhe konfliktuale dhe destabilizimve.

 Në të njëjtën linjë ka reaguar edhe kryetari i socialdemokratëve Skënder Gjinushi.

Skënder Gjinushi: Fjalën kryesore për të ardhmen e Kosovës sigurisht do ta thotë vetë populli i Kosovës ashti siç edhe për të ardhmen e shtetit të ri Serbi- Mal i Zi do të shprehen edhe malazezët edhe serbët prapë për shtetin e tyre. Sipas politikës shqiptare Kosova duhet të ketë prioritet integrimin e saj në Evropë./tvklan.al