Ne rrethin e Matit investimet e qeverise demokratike llogariten ne 18, 3 miliard leke ose siç tha kryeministri 30 herë më shumë sesa investimet e qeverise socialiste.
Ky buxhet beri te mundur ndërtimin e 20 rrugëve te reja, 12 ujësjellësave e kanalizime, ndërtimin nga e para apo rindërtimin e 21 shkollave.
Banoreve te mbledhur ne shesh shefi i qeverise u tha se te tjera projekte do te zbatohen ne Mat.
Sali Berisha: “Por unë jam sot këtu t’u bëj thirrje ju të vazhdojmë ndryshimin, për formatin evropian, për Shqipërinë evropiane. Premtimet e mia solemne për ju janë fillimi brenda këtyre javëve i rrugës së Laçurakës-Qafë Muhurr në të gjithë gjatësinë tuaj. Rrugën do ta ndërtojmë dhe do ta ndërtojmë me shpejtësinë më të madhe. Iu premtoj fermerëve të Matit se toka e tyre do vendoset e tëra ndër ujë se do investojmë për përpunimin, agrobiznesin. Do subvencionojmë imputet dhe naftën për sipërfaqet e mbjella.”
Kryeministri ftoi qytetaret te marrin kartat e identitetit dhe te shkojnë ne votime. Këtu Berisha u beri thirrje matjaneve, madje edhe atyre me bindje te majta politike te votojnë programin evropian te demokrateve.
Berisha tha se Rama nuk përfaqëson interesat e qytetareve dhe aq me pak ato te socialisteve te thjeshte.
Sali Berisha: “Iu bëj thirrje të gjithë matjanëve me 26 Qershor në ora 7 në sheshin Skënderbej, sheshin e fitores për Matin evropian, për Shqipërinë evropiane.”/tvklan.al
Koka: Berisha akuza Ramës për ngjarjen e Gërdecit
Ne Vore kryeministri Berisha u kujtoi banoreve investimet e demokrateve ne katër vite për këtë bashki.
Ato llogariten të jenë 38 here me te larta krahasuar me qeverisjen socialiste dhe kryeministri tha se fale tyre u bë i mundur transformimi i Vorës, por për katër vitet e ardhshme qeveria demokratike ka parashikuar te tjera investime te rëndësishme kryesisht ne infrastrukturën rrugore.
Sali Berisha: “Inaugurojmë së bashku bypassin e Vorës një nga konstruksionet më të rëndësishme të metropolit të Shqipërisë. Qeveria ime do të urbanizojë tërësisht bashkinë tuaj”.
Ne fjalimin e tij kryeministri Berisha iu referua dhe tragjedisë se Gërdecit. Berisha tha se qeveria qe drejton bëri çdo përpjekje për t’i dhënë asaj zone pamjen që ajo ka sot duke theksuar se shpreson që drejtësia te thotë fjalën e fundit mbi këtë çështje, por kryeministri akuzoi kryesocialistin Edi Rama për përdorim politik te kësaj ngjarje te rende.
Sali Berisha: “Por unë s’do harroj kurrë një moment dhe ky moment nuk ka ndodhur, nuk është ai kur njerëzit e tij në media zgërdhiheshin nga qejfi sepse dilnin nga flakët kufomat e qytetarëve të kësaj zone.”/tvklan.al