Lajme Arkiva 2003

Pas një bisede me Presidentin e Republikës Alfred Moisiut për zgjedhjen e Dëshira Subashit, ambasadori amerikan në Tiranë James Jeffrey është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha për të dëgjuar edhe mendimin e opozitës për këtë çështje.

Lideri demokrat ishte tepër i rezervuar rreth bisedës me Jeffreyn, por burime nga Partia Demokratike deklarojnë se debati i ndezur nga opozita për vendimin e KLD-së kanë qenë vërejtjet që i janë bërë të ditur ambasadorit Jeffrey.

Sali Berisha: Partia Demokratike me vendosmëri të prerë kërkon zgjidhjen e krizës së krijuar nga ata që e krijuan. Problemi i zgjidhjes së krizës është jashtë Partisë Demokratike, Partia Demokratike ka vepruar në përputhje me ligjin.

Kryedemokrati ka reaguar pas një interviste të Cekë të dhënë në televizionin Klan i cili u shpreh se OSBE nuk duhet të ndërhyjë në legjislacionin shqiptar.

Sali Berisha: Hedhim poshtë me neveri deklaratën e djeshme të një çakalli të koalicionit qeveritar ndaj OSBE-së dhe faktorit ndërkombëtarë në Shqipëri duke i rikujtuar se ka ikur kohë kur mund të izolohej Shqipëria. Nano bën mirë të flasë vetë dhe jo me Çakej.

Situata e rënduar në rajon ka qenë një tjetër diskutim mes Berishës dhe ambasadorit Jeffrey./tvklan.al