Lajme Arkiva 2003

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është takuar me ambasadorin amerikan në Tiranë James Jeffrey për më tepër se një orë në selinë e Partisë Demokratike. Zgjidhja e krizës qeveritare ka qenë pikë referimi i bisedës ndërmjet tyre.

Sali Berisha: Kam patur sot një diskutim të zgjeruar për problemet madhore të vendit. Problemin e qeverisë, situatën e krijuar nga qeveria e zëvendës ministrave, qëndrimin e Partisë Demokratike dhe mendimet për zgjidhjen  e këtij problemi. Problemin e zgjedhjeve në Tiranë.

Meqenëse kryeministri Fatos Nano nuk prano  të jap dorëheqjen atëherë përgjegjësia bie mbi presidentin e republikës Alfrd Moisiu, kështu Berisha i drejtohet kreut të shtetit të zgjidhë krizën, të ushtroj presion pasi janë dhunuar disa nene të kushtetutës.

Sali Berisha: Presidentit ne i kërkojmë të ushtrojë të gjitha funksionet e tij si kryetar shteti. Kjo është gjëja më e vetëkuptueshme sepse nuk mund ti kërkohet askujt tjetër më shumë se atij, njeriu krizë, institucioni krizë, gjeneratori i krizës është Fatos Nano i cili po e projekton këtë në të gjitha drejtimet./tvklan.al