Lajme Arkiva 2003

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë publike edhe njëherë problemin e korrupsionit në qeverinë shqiptare. Lideri demokrat ka theksuar se është ky korrupsioni i cili e ka paralizuar institucionet e shtetit.

Sali Berisha: 76.5% e shqiptarëve i konsiderojnë zyrtarët e lartë dhe qeveritarët e tyre hajdut dhe zyrtarëve të lartë dhe ministrave sipas këtij studimi të qendrës antikorrupsion të Evropës juglindore, sipas këtij studimi, zyrtarëve të lartë dhe ministrave për korrupsion u bashkohen 76.5% të shqiptarëve, kundrejt vetëm 10% që akuzojnë mësuesit e Shqipërisë. Ne duhet të krenohemi me mësuesit tanë.

Më pas Berisha ka thënë se Partia Demokratike ka përfunduar ekspertizën  dhe plotësimin e 32 dosjeve të cilat flasin për abuzime financiare të kryetarit të bashkisë Edi Rama.

Sali Berisha: Partia Demokratike ka përfunduar ekspertizën e plotë si edhe plotësimin me një numër dokumentesh mungestare të 32 dosjeve të ish kryetarit të bashkisë don Edvinit, Edvin Ramës./tvklan.al