Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshëndetur sot vendimin e qeverisë që hartimi i listave të zgjedhësve të bëhet nga kryetarët e bashkive dhe komunave dhe katër përfaqësuesit e partive politke. Sipas tij kjo erdhi nga presioni i institucioneve ndërkombëtare dhe denoncimi i hapur i PD.
Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Në këto rrethana ne kemi vendosur të njoftojmë të gjithë kryetarët e partive demokratike të rretheve. Kryetarët e komunave dhe të bashkive që në përputhje me këtë vendim, i cili nuk është i përsosur por nga duart e tyre nuk mund të ketë gjëra të përsosura, por e bënë të mundshëm pjesmarrjen dhe angazhimin e pushtetit lokal meqënëse i bazova tek ligjet në procesin e hartimit të listave të zgjedhësve. PD angazhohet me të gjitha mundësitë e saj që listat e zgjedhësve të jenë sa më të plota, sa më të besueshme”.
Disa kohë më parë Berisha ka qenë i ashpër me deklaratat e tij me PNUD-in, por sot ai ka deklaruar të kundërtën.
Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Nuk kam bërë një deklaratë ndaj PNUD-it, se PNUD-in unë e konsideroj një institucion nga më të rëndësishmit. Kam bërë një deklaratë ndaj atyre ekspertëve të cilët shtyn dhe pranuan një vendim të qeverisë shqiptare që ishte në kundërshtim me ligjet në fuqi të këtij shteti./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego