Sali Berisha: “Zoti president, ne po shkojmë drejt zgjedhjeve në Qershor dhe unë bëj këtu një premtim solemn për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do ta mbaj këtë premtim me gjithë përkushtimin tim. Ju ftoj ju, parti të PPE, të dërgoni vëzhgues, sepse shqiptarët kanë nevojë të domosdoshme për zgjedhje të lira e të ndershme për të lënë pas grindjet për zgjedhjet, por gjithashtu, ndonëse jam i vendosur për të pranuar dhe respektuar çdo verdikt të kombit tim unë kam kënaqësinë t’ju informoj se ne do t’i fitojmë këto zgjedhje, sepse shqiptarët janë njerëz të mençur. Ata e dinë që vota majtas do të thotë të votosh për mure dhe ata nuk do të votojnë për mure. Ata do të votojnë për horizonte që shndërrohen në realitet, horizonte që me ndihmën tuaj do të shndërrohen sërish në realitet. Ju faleminderit shumë!”./tvklan.al