Franca vlerëson klimën e huaj për investitorët e huaj në Shqipëri. Deklarata u bë nga sekretarja e shtetit për tregtinë e jashtme, Ane Marie Idrac, gjatë një takimi të zhvilluar me kryeministrin Berisha.
Një takim ky në kuadër dhe të ratifikimit të marrëveshjes me kompaninë Eurocopter që synon blerjen e disa helikopterëve.
Pas nënshkrimit më 18 Dhjetor nga ministri Imami dhe zv/presidenti i kësaj kompanie, Tomas Hayn.
Ane Marie Idrac: “Dua të inkurajoj dhe të shprehja konsideratën time për angazhimin e qeverisë shqiptare në krijimin e një klime inkurajimi dhe të lirë për sipërmarrjen dhe biznesin dh doja ta inkurajoj në këtë drejtim. Modernizimi i administratës dhe gjithë strukturave shtetërore dhe përparimet që janë bërë në fushën fiskale, në ligjin fiskal duhet të tërheqin gjithnjë më tepër investitor në Shqipëri. Vitin e kaluar këmbimet tregtare me Shqipërinë janë dyfishuar për blerjet e fundit që janë bërë për helikopter dhe aviacionin rajonal.”
Kryeministri Berisha e cilësoi vizitën e zonjës Idrac si një inkurajim jo vetëm për shtimin e mëtejshëm të investimeve franceze në vend, por dhe për fuqizimin e marrëdhënieve politike mes Shqipërisë dhe Francës.
Sali Berisha: “Konstatoj me kënaqësi se një seri sipërmarrjesh franceze operojnë në Shqipëri ndër të cilat Sazhem, në një nga fushat më të rëndësishme atë të prodhimit të dokumenteve ta identitetit më moderne në Evropë për Shqiptarët. Soshete Xheneral është gjithashtu një garanci tjetër e madhe për investitorët francez, por edhe një investitor i mirë në Shqipëri. Këto ditë Shqipëria do të ratifikojë në parlament marrëveshjen me Eurocopter, do të modernizojë flotën e vet të helikopterëve më prodhime të kësaj kompanie.”
Në konferencën e përbashkët për shtyp sekretarja e shtetit të Francës për tregtinë e jashtme, Idrac tha gjithashtu se u njoh më nga afër me kryeministrin Berisha lidhur me projekte konkrete për të investuar në fushën e hidroenergjisë dhe atë të infrastrukturës. Gjatë mesditës zonja Idrac është takuar dhe me ministrin e ekonomisë dhe energjetikës Dritan Prifti./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro