Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Sali Berisha:- “Edvni i bashkisë në dhunim flagrant të ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, iu përgjigj me aktin absurd dhe primitiv, përpjekjen e tij për të zëvendësuar dëshminë individuale me dëshminë kolektive. Kështu që, me qëllim që të shpërndajë përgjegjësinë për firmat që ai vetë ka vendosur, Edvini kërkoi të rikthejë në vend ligjet e mesjetës. Pasi në ligjet e të gjitha shoqërive post mesjetare, nuk pranohet faji kolektiv, për rrjedhojë, ndalohet dëshmia kolektive, si dhe dënimi kolektiv dhe kjo përbën një arritje të madhe të shoqërisë shqiptare dhe të mbarë njerëzimit. Zoti Rama humbi një rast shumë të madh, të paraqitjes së versionit të tij, para qytetarëve shqiptarë, për akuzat tejet të rënda që rëndojnë mbi të dhe i zëvendësoi ato në këtë rast me gjymin e Nezirit dhe gjestin primitiv të tij për dëshmi kolektive. Ky është primitivizëm total, tregon që s’ke as konceptet më rudimentare të shtetit dhe të ligjit”./tvklan.al