Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Faktori themelor që e rendit Shqipërinë pas Kolumbisë është klubi i drogës në qeveri. Akuzat vijnë nga selia blu, ku lideri Sali Berisha sulmoi ashpër qeverinë dhe kreun e saj Fatos Nano. Sipas tij, kryeministri është shtylla kryesore e korrupsionit dhe kriminalitetit në vend.

Sali Berisha: “Klubi i drogës në qeveri përbën faktorin më fondamental të shndërrimit të Shqipërisë pas Kolumbisë në vendin e dytë më të rrezikshëm për drogën, sipas OKB. Këto 6 muaj i faktuan shqiptarëve, se kryeministri i tyre është shtylla kryesore e krimit dhe e korrupsionit, se pallatet e tij, Benzat e blinduar dhuratë, kompanitë e helikopterëve, kompanitë e navigacionit, përbëjnë faktorin numër 1 të bllokimit të vendit, të izolimit të vendit, të denoncimit të vendit”./tvklan.al

Gazetare: Danjela Kostandini