Lajme Arkiva 2003

Sali Berisha: Unë i telefonova sot ambasadorit Jeffrey për ti shprehur urimet më të përzemërta për këtë fitore e cila shënon një ditë historike, jo vetëm për Irakun dhe popullin irakian, por për të gjithë ata për të cilët,  liria, demokracia është e shtrenjtë. Është një arritje e madhe është një ngushëllim i madh së pari për ata qindra dhe mijëra familje irakiane që humbën njerëzit e tyre të dashur, të gazuar me gaze toksike, të eksterminuar në kampe përqendrimi, të ekzekutuar pa gjykatë nga ky diktator gjakësor. Është një arritje e madhe e presidentit Xhorxh Bush dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara, forcave të koalicionit dhe të gjithë atyre që duan lirinë, besojnë lirinë dhe vlerat e saj./tvklan.al