Lajme Arkiva 2003

S’na besuat 3 vite më parë kur thoshim se qeveritarët tanë vjedhin, ndërsa tani janë ndërkombëtarët dhe institucionet e huaja ato që vënë në pah korrupsionin qeveritar. Duke e bërë më të vetëdijshëm qytetarët, ndaj na besonin ejani me ne, u është drejtuar Berisha demokratëve fierakë. Ai u ka kërkuar votën e tyre për kandidatin për kryetar bashkie Viktor Gjini, ish i studentin e tij.

Berisha e ka ngritur lart figurën e studentit të shkëlqyer dhe mjekut aktual Gjini, duke mos harruar kundërshtarin e tij Nano, ta etiketoj si Nastradinin e gënjeshtrave. Sipas Berishës Nano është duke hedhur vallen e mashtrimit nga qyteti në qytet.

Sali Berisha: Le ti themi së bashku shokut Nastradin, në 96 janë prodhuar në ditë 185 ton sa prodhohen sot, 50 tonë naftë. Atëherë ngritje është përgjysmimi? Çfarë ju tha vlonjatëve? Ju vlonjatët u tha këto tre vite të regjimit tim investuat në Vlorë 1 miliardë Dollarë. Më falni me 1 miliardë Dollarë le ti themi shokut Nastradin, jo vetëm në Shqipëri por kudo krijohen 150 vende pune.

Ndërsa mjeku Gjini i cili nuk kërkon të fitojë vetëm vota por edhe zemrën e fierakëve ai u shpreh se ka mbështetjen çamëve, lebërve dhe kosovarëve për të ndryshuar këtë qytet që i ka mbetur ora.

Viktor Gjini: Fierin duhet ta ndërtojmë të gjithë së bashku pavarësisht bindjeve politike apo përkatësive partiake.

Përpara se të gjendej në fier Berisha ka zhvilluar një miting në qytetin e Lezhës ku ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie të këtij qyteti Pashkë Gjoni.

Sali Berisha: Tre vjet më parë Fatosi i Lezhës si hije do të hynte derë më derë me Bibël në dorë dhe krip në pjatë tu betohej lezhjanëve për Bibël dhe për kripë, pas tre vjetësh çdo lezhjan mund ti thotë atij, zgjidh, ose Fatos i vogël ose i pafe./tvklan.al