Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se pret vendime të rëndësishme në samitin e G7 të liderëve nga shtatë vendet më të pasura të botës me qëllim për të ndihmuar vendin e tij kundër forcave pushtuese ruse.
“Një pjesë e madhe do i kushtohet Ukrainës, mbrojtjes dhe qëndrueshmërisë ekonomike”, tha Zelensky në një postim në Telegram.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë thotë se G7 ka bërë përparim për një plan të SHBA-së për përdorjen e aseteve të ngrira ruse për të mbledhur 50 miliardë Dollarë në vit për Ukrainën.
Vendet e G7-ës të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së kanë qenë mbështetës të rëndësishëm financiarë dhe ushtarakë të Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë në vitin 2022.
Asetet ruse që janë ngrirë nga ky grup së bashku me BE-në, kur Moska pushtoi Ukrainën arrijnë në 325 miliardë Dollarë. Sipas ligjit ndërkombëtar, vendet nuk mund t’i konfiskojnë ato pasuri nga Rusia dhe t’ia japin Ukrainës.
Zelensky, i cili është në samitin në Pulia, në Italinë jugore, nënshkroi të enjten një marrëveshje sigurie me Japoninë. Një marrëveshje e ngjashme pritet me SHBA-në./tvklan.al