Sara Hoxha, e dashura e këngëtarit të njohur nga Kosova Ledri Vula, ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram një foto ku shfaqet në plazh, duke shijuar panoramën e detit.
Por ajo që ra në sy në foton e publikuar janë strijat, që ajo nuk u mundua aspak t’i mbulonte.
Mirëpo, si duket ky postimi i Sarës ka shkaktuar disa polemika dhe paqartësi, të cilat e kanë detyruar që të sqarojë postimin e saj.
Në një postim në Instastory, Sara bëri të ditur se në fakt strijat nuk janë problem i shtatzënisë, por si pasojë e lëkundjeve në peshë gjatë periudhës së adoleshencës.
“E Para: Këto quhen strija dhe jo celulit. E dyta: Nuk më janë bërë tani gjatë shtatzënisë ( mendoj është akoma herët), por janë pasojat e lëkundjeve të mëdha të peshës gjatë adoleshencës. E treta: Janë shumë të rralla femrat që nuk kanë strija. Kështu që më mirë duajini ato dhe ndihuni të lumtura me lëkurën tuaj”./
Sara dhe Ledri janë në pritje të ëmbël të vajzës së tyre të parë. tvklan.al