Sali Berisha: “Në vitin 2004 në Shqipëri kanë hyrë gjithsej në 12 muaj 300 mijë vizitorë kundrejt 2.7 milion që kanë hyrë vitin e kaluar, pra Saranda, vetëm Saranda ia ka dalë të ketë turistë verën e kaluar sa ç’kishte Shqipëria gjithë vitin 2004. Këtë qershor ne përfundojmë rrugën e bregut në të cilën turistët nga Llogaraja do vinë të zbresin me lehtësi në Sarandë, për të kaluar ditën, për të vizituar Butrintin dhe me shpejtësi po ecën rruga Kardhiq-Delvinë. Unë ju jap fjalën ju, se shumë shpejt do fillojë boshti i jugut, i cili e bie Sarandën në një distancë shumë të shkurtër me Tiranën. Saranda, Ksamili kanë të gjitha mundësitë për t’u bërë një nga qendrat më të fuqishme më të mëdha të turizmit jo në Shqipëri, por në Ballkan dhe më gjerë. Gëzuar këtë ditë, ditë të mbarë, ditë të gëzueshme për të gjithë qytetarët e Sarandës, për të gjithë qytetarët shqiptarë, ditë që çel sezonin e mikpritjes shqiptare, e punësimit të shqiptarëve e të ardhurave më të mëdha për shqiptarët, e njohjes më të madhe të Sarandës dhe Shqipërisë në botë. Gëzuar. Faleminderit!”/tvklan.al