Presidenti i Francës dhe kryesuesi i Bashkimit Evropian, Nikolas Sarkozi, i irrituar nga paralelizmat mes Abkhazisë ose Osetisë së Jugut dhe Kosovës është ndalur gjatë konferencës për shtyp në këtë çështje për t’i vënë kapakun hamendësive.
Më thonë se ka precedencë Kosova. Para se të njihnim pavarësinë e Kosovës ka pasur diskutime me vite në qarqet ndërkombëtare, ka pasur një ndërhyrje të OKB-së dhe i kujtova zotit. Medvedev, thotë presidenti francez, se kur Evropa njohu Kosovën Rusia e dënoi këtë akt, ndaj nuk duhet të habitem pse ne po dënojmë vendimin e Rusisë. Le të fillojmë bisedimet dhe të shohim përfundimin e tyre. Presidentit rus i kam thënë që të pranojë kthimin e refugjatëve jo pas 7 Gushtit 2008, por që në vitin ’92 sepse meqë përmendëm Kosovën nuk mund të pranohet spastrimi etnik në asnjë vend dhe për këtë të tregohemi koherent të gjithë. Vetëvendosja e popujve është një parim, të cilin e respektoj shumë, por po ta aplikojmë këtë parim tek partnerët tanë në Rusi atëherë mund t’i shërbejë edhe më shumë disa të tjerëve, atje ironizoi presidenti francez Sarkozi.
Të njëjtin qëndrim presidenca franceze e shprehu dhe në parlamentin evropian gjatë mbrëmjes përmes ministrit të jashtëm, Bernard Kushner./tvklan.al
Gazetare: Arta Tozaj