Gianluca Scamacca po përjeton një moment magjik. Pas një fillimi të vështirë edhe për shkak të dëmtimeve, qendërsulmuesi i rritur në akademitë e Lazio, Romës dhe PSV Enindhoven po kthehet në një nga lojtarët më të vlefshëm për Atalantën me gola me peshë dhe shpesh të mrekullueshëm, si ai i shënuar ndaj Fiorentinës me roveshatë.

Në pjesën e parë, ai realizoi nga jashtë zone më një goditje të forte, po goli u anulua për shkak se me herët kishte faul ndaj një lojtari të Fiorentinës. I lindur në 1999 ai po tërheq Atalantën dhe bëmat e tij, si dhe demonstrimi i vazhdueshëm i talentit, duket se është një mesazh i Luciano Spalletti.

Futbollisti nuk ishte pjesë e miqësoreve të Italisë në Shtetet e Bashkuara por që atëherë ka shënuar 7 gola në të gjitha garat nga të cilët 3 në Serinë A. Nga ana tjetër, rivalët e tij për një vend titullar në Euro 2024 Mateo Retegui, Lorenzo Lucca dhe Ciro Immobile nuk kanë realizuar.

Kështu që një ftesë nga trajneri i kombëtares italiane duket e pashmangshme edhe për faktin se UEFA pritet të zyrtarizojë kërkesën për 26 lojtarë. Scamacca e ka vetë në dorë fatin e tij. Nëse vazhdon kështu, 25-vjeçari pritet të sigurojë vendin në formacionin e Italisë.

Tv Klan