Gerta Hetën e njohim si një prej zërave të parë të radios apo edhe si këngëtare e moderatore, por formimi i saj akademik është thuajse i panjohur. Në të vërtetë, me arritjet e saj në radio dhe së fundmi, rrugëtimin e ri në Klan Radio me “Gerta on Board” çdo ditë, nga ora 09:30-11:30, kanë treguar se radioja është ajo që di të bëjë më mirë.
Por nëse jeni kureshtarë, Gerta zbulon në programin “Rudina” në Tv Klan se në të vërtetë është diplomuar si veterinere në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Më pas, ka studiuar Regji Televizive në SHBA, por zemra e ka udhëhequr gjithnjë drejt një tjetër shtegu.
Gerta Heta: Unë zgjodha Mjekësi Veterinare. Në kohën që bëja radio, isha studente dhe pasi mbarova Mjekësinë Veterinare thashë po bëj një gjë që të jetë pak a shumë e fushës dhe bëra Regji Televizive në SHBA, një shkollë 2-vjeçare kjo, pra kam bërë 7 vjet shkollë të lartë.
Rudina Magjistari: E çuditshme kjo, s’e kisha dëgjuar këtë që ti paske studiuar Mjekësi Veterinare.
Gerta Heta: Jam mjeke, me diplomë! Jam veterinere!
Rudina Magjistari: S’e ke ushtruar asnjëherë profesionin apo jo?
Gerta Heta: Jo, nuk e kam ushtruar. Unë kisha një dreq tipi që nuk kisha zemër të shikoja kafshët ose t’u shikoja gjakun kafshëve. Kur u bënim injeksione, sikur më binte të fikët.
Rudina Magjistari: T’u desh një universitet i tërë që ta kuptoje këtë!
Gerta Heta: Në vit të pestë që bënim operimet e kafshëve futeshim dhe gjasme do të asistoja profesorin, më thoshte ai “dil moj ti dil se po të bie të fikët”. Nuk duroja dot erën e gjakut, nuk kisha zemër as t’u merrja gjak kafshëve, nuk ishte për mua por u futa atëherë se mami thoshte “shkollë që njihet në botë”, ishte i vetmi Universiteti Bujqësor që njihej në të gjithë botën si diplomë. U futa dhe prapë gjeta atë të mesmen e artë drejt muzikës,drejt asaj që doja dhe fillova radion./tvklan.al