“Gerta on Board” i është bashkuar programacionit të Klan Radio nën moderimin e Gerta Hetës. Një rikthim në radio pas më shumë se një viti pushim e këtë herë në transmetim të drejtpërdrejtë. Programi transmetohet nga e hëna në të premte nga ora 09:30-11:30, kohë gjatë së cilës dëgjuesit argëtohen përmes informacioneve, batutave dhe muzikës së mirë.

Në bisedën me “Rudina” në Tv Klan, Gerta zbulon edhe mesazhet e para tashmë për rikthimin duke treguar se Klan Radio është kudo, gjithnjë më e dëgjuara përmes çdo platforme.

Rudina Magjistari: A dëgjojnë sot radio ata që janë në shtëpi, si mendon?

Gerta Heta: Mami im dëgjon tani se u riktheva në radio, e dëgjon radion por nuk mendoj që dëgjojnë shumë nga shtëpia, por nëpër rrethe  kam dëgjuar që na dëgjojnë. Kanë filluar na dëgjojnë nga kompanitë ku punojnë fasoneritë, e mbajnë radion, por na dëgjojnë edhe nga aplikacioni çuditërisht. Unë pata një dje që më kontaktoi dhe më tha “urime për rikthimin në radio Gerta, përshëndetje nga Prishtina!” I shkruajta po nga e more vesh, dëgjohet atje? “Jo, por kam aplikacionin, dëgjoj Klan Radio nga Prishtina”./tvklan.al