Tashmë jemi mësuar me Klan Radio dhe surprizat që nuk mungojnë asnjëherë. Në këto prag festash, programacioni i radios më të dashur ka përgatitur një surprizë për miqtë e saj. Veç Dasara Karaiskajt e Ardit Muratajt, ‘grupit’ i shtohet një ikonë e radios, Gerta Heta!
Në një bisedë me “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Gerta ndan emocionet e para të këtij rikthimi në radio pas një viti e mbi të gjitha, në transmetim të drejtpërdrejtë. Përgatituni që të kënaqeni me programin e saj sepse kur është “Gerta on Board”, argëtimi s’mungon!
Gerta Heta: Mirë se ju gjeta pra këtu në familjen Klan. interesante do të jetë sepse do të rikthehem ‘live’, në dashurinë time që është radio, kështu që eksperiencë e bukur. Kam pasur një shkëputje prej një viti nga radioja, por jo ‘live’, jam shkëputur më gjatë, kam3 vjet që jam shkëputur nga transmetimi ’live’ sepse emisionin që bëja më parë e bëja të regjistruar. ‘Live’ është tjetër ndjesi.
Katerina Trungu: Të ka marrë malli besoj?
Gerta Heta: Më ka marrë malli, patjetër. Dje isha e ftuar te Dasara në emision në radio dhe fillova të përlotem.
“Gerta on Board” nis transmetimin të enjten dhe do të jetë çdo ditë në një fashë transmetimi nga ora 9:30-11:30./tvklan.al