Lajme Arkiva 2003
Së shpejti pritet të ekstradohet Edmond Aliaj, ish drejtori i prokurimeve në Ministrinë e Rendit dhe i gjykuar për disa tendera të kësaj ministrie. Sjelljen e të pandehurit që ndodhet në Gjermani e ka pohuar edhe Interpol Tirana dhe Prokuroria.
Avokati Hysni Beti thotë se klienti i tij nuk është arrestuar por është vetëdorëzuar madje mësohet se ish drejtori i prokurimit i dënuar pak ditë më parë me dy vite heqje lirie ka kërkuar azil në Gjermani. Ashtu si edhe të pandehurit e tjerë të dosjeve të pasaportave, Himçi dhe Myftari, Edmond Alia do të apeloj përmes avokatit të tij vendimin e Gjykatës së Tiranës.
Hysni Beti: Në procesin gjyqësor nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim për sa i përket faktit që mund të bëhet fjalë për ndonjë lehtësim pavarësisht nga fakti që thuhet se ai është arrestuar në Gjermani.
Gazetarja: A keni arritur të kontaktoni më të deri më sot?
Hysni Beti: Nuk kam kontaktuar me asnjë person deri në këto momente, por unë mendoj se do të jetë diçka ndryshe problemi, mund të quaj një dorëzim të vullnetshëm të Edmond Alisë për motive që ai konsideron të arsyeshme në Gjermani.
Avokati Beti thotë se nuk beson se klienti i tij do të sillet në Shqipëri ndërsa burimet e prokurorisë pohojnë se kanë rënë tashmë dakord me autoritetet gjemane për ekstradimin e tij që mund të kryhet brenda këtyre ditëve./tvklan.al