Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e qytetit të Lezhës, si dhe janë sekuestruar 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit. Si rezultat i operacionit “The long Way”, u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.L. 23 vjeç, dhe A. E. 21 vjeçe, të dy banues në Vlorë.
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.E., 27 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë).
Të rinjtë u arrestuan në qytetin e Lezhës, pasi nga kontrolli në çantat e tyre u gjetën të fshehura 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 2.3 kg lënde narkotike e dyshuar marijuanë.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve plasëse” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./tvklan.al