Një hetim i Krimit Ekonomiko-Financiar në Policinë e Tiranës ka çuar në sekuestrimin e rreth 7 tonë kafe, e dyshuar e kontrabanduar, për të cilën në pranga ka përfunduar një 34 vjeçar.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim 5 persona të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Sipas policisë këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë futur në Shqipëri ngarkesën e kafes përmes doganës së Qafë Thanës, me dokumentacion të falsifikuar dhe për të shmangur detyrimet doganore, nuk e kanë shkarkuar në doganën e Vorës, siç kanë deklaruar.
Tv Klan