Arrestohet 31-vjeçari që posedonte lëndën narkotike
Policia e Durrësit ka sekuestruar 840 doza heroine, si dhe një sasi lënde narkotike e llojit marijuane.
Lënda narkotike u gjet në banesën e një 31-vjeçari me inicialet E. I, ndërsa policia bëri edhe arrestimin e tij.
Së bashku me lëndën narkotike atij iu gjetën në banesë edhe dy peshore elektronike që përdoreshin për peshimin e lëndës narkotike.
Tv Klan