90 pasuri në emër të Kristo Qiricit dhe të hetuarve të tjerë në dosjen ku u vunë në pranga edhe 3 punonjës policie si dhe një tjetër u shpall në kërkim, u sekuestruan.
Pasuritë e bllokuara me vendim të gjykatës konsistojnë në hotele, apartamente, vila dhe prona arë dhe truall në Sarandë, Palasë dhe Tiranë.
Qirici bashkë me 9 të tjerë, përfshirë edhe efektivët e poicisë, janë nën hetim për trafik e kultivim kanabisi, duke bashkëpunuar si grup kriminal.
Hetimi ndaj tyre u realizua me zbardhjen e komunikimeve në aplikacionin Sky.
Tv Klan