Lajme Arkiva 2004
Një tjetër sasi droge heroinë është bllokuar në Portin e Durrësit në orët e para të mëngjesit. Forcat antidrogë në komisariatin e portit arrestuan edhe personin që dyshohet se transportonte sasinë e lëndës narkotike prej 16 kilogramësh .
Ai është 27-vjeçari Flatun Jonuzaj nga Ballshi i cili jetonte prej disa vitesh në Itali. Droga u gjet sipas konfirmimit të policisë në automjetin që ai drejtonte tip “Ford” dhe me targa të huaja.
Drejtori i Policisë së Durrësit Tonin Vocaj ka shpjeguar se droga kishte destinacion Italinë dhe mënyra e transportimit të saj është e njëjtë me rasti e 10 ditëve më parë, ku u arrestua shtetasi italian Donato Greco.
Toni Vocaj: Sasia e lëndës narkotike ishte fshehur në serbatorin e automjetit e ndarë në 30 pako. Gjetja e sasisë së drogës në serbator flet edhe njëherë për profesionalizimin e punonjësve të policisë që shërbejnë në pikën antidrogë.
Ekspertët deklaruan se droga e sekuestruar kap vlerën e 350.000 Dollarëve./tvklan.al