Projekti për ndërtimin e autostradës së parë fushore dhe me koncesion Tiranë-Elbasan do të fillojë të zbatohet gjatë kësaj vere.
Në cilësinë edhe të kryetarit të komisionit parlamentar të politikës së jashtme, por edhe të grupit që ka lobuar për ndërtimin e kësaj rruge, Preç Zogaj, tha se hartuesit e projektit kanë siguruar mbështetjen e një grupi investitorësh italianë për ndërtimin e të parës rrugë panoramike në vend.
Sipas drejtuesit të këtyre investitorëve, senatorit Carlo Benini, punimet pritet të përfundojnë për dy vjet dhe do të shpenzohen rreth 150 milion euro.
Ai është takuar dhe me kryeministrin Berisha, të cilit i ka bërë të ditur angazhimin e Shoqatës së Ndërtuesve italianë për ndërtimin e kësaj rruge.
Karlo Benini: “Kryeministri Berisha në emër të qeverisë së suaj më konfirmoi se kontrata koncensionare është e vlefshme dhe duhet hartuar vetëm kontrata e plotë për të filluar nga puna. Shpresojmë që ndërtimi i kësaj rruge të shënojë fillimin e ndërtimit të një rrjeti modern rrugësh në Shqipëri”.
Ndërtimi i autostradës fushore Tiranë-Elbasan do të shkurtojë distancën e gjatë që lidh këtë pjesë të vendit me të gjitha zonat e tjera./tvklan.al