Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka pranuar përsëri se Afrika e Jugut është në kohë me përgatitjet për të pritur finalet e Kupës së Botës 2010.
Shefi i organizmit botëror të futbollit e ka bërë këtë deklaratë gjatë vizitës që kreu në kantierin e ndërtimit në stadiumin kryesor të Johanesburgut.
“Soccer City”, siç njihet ky stadium, është arena kryesore e vendit ku do të mbahet ceremonia e hapjes dhe finalja e Botërorit 2010. Kapaciteti i tij pas rikonstruksionit do të shkojë në 94,700 vende.
Vetëm këtu janë angazhuar 2500 punëtorë dhe pritet që gjithçka të marrë fund vitin e ardhshëm.
Afrika e Jugut do të shpenzojë mbi 1 miliardë dollarë për 10 stadiumet, 5 prej tyre të rinj, që do të presin ndeshjet e Kupës së Botës 2010.
Botërori 19-të i futbollit do të zhvillohet nga 11 Qershori-11 Korrik të 2010-ës ndërsa do të jetë hera e parë që kontinenti afrikan do ta presë këtë turne./tvklan.al