Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në Serbi partitë politike, arritën marrëveshjen për krijimin e një qeverie kujdestare, që do të veprojë deri në zgjedhjet e reja të 24 Tetorit të këtij viti. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i partisë opozitare Vuk Drashkoviç. Ai tha, se marrëveshja është firmosur nga presidenti i ri i Jugosllavisë Vojslav Koshtunica dhe presidenti i Serbisë Milan Milutinoviç.

Mbështetësit e Koshtunicës janë përpjekur të arrijnë marrëveshje me Koshtunicën, besnikë të Millosheviçit për ndarjen e pushtetit në disa ministri kyçe. Socialistët ndryshe nga ç’pritej, kanë qenë të gatshëm për të bashkëpunuar. Përkrahësit e Koshtunicës paralajmërojnë, se ata do t’ju kthehen demonstratave nëse do të jetë e nevojshme për të penguar çdo përpjekje për të risjellë në pushtet Millosheviçin./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti