Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ballkani do të rindërtohet duke i mbyllur derën Beogradit. Pushteti aktual është fajtori kryesor për gjendjen e krrijuar. Në Kryeqytetin e shtetit fqinj Sarajevë, janë të ftuar një delegacion nga Mali i Zi properëndimor, nga kisha ortodokse serbe, dhe Dragosllan Avramoviç si përfaqësues i opozitës demokratike në vend. Ekonomist, ish-guvernator i Bankës Jugosllave, një personazh pak i njohur por me të cilin mund të krijohet qeveria e periudhës së tranzicionit.
Strategjia e Perëndimit është kritikuar dhe nga disidentët në vetë Serbi. Ballkani nuk mund të rindërtohet pa pjesmarrjen e Serbisë dhe ne duhet të integrohemi në Europën e Bashkuar duke patur një qeverisje demokratike, ka deklaruar disidenti Zoran Gjingjiç./tvklan.al