Daçiç dhe Vulin marrin vaksinën ruse
Serbia ka futur në fushatën e saj kundër virusit korona edhe vaksinën ruse SPUTNIK pasi me 30 Dhjetor kishin arritur dozat e para. Kryetari i Kuvendit dhe ish shefi i diplomacisë, Ivica Daçiç bashkë me ministrin e punëve të brendshme, Aleksandër Vulin, më herët në detyra të tjera për Kosovën, kanë marrë këtë vaksinë për të dhënë shembullin e tyre mbi sigurinë e saj. Ata kanë thënë se pasi vaksinat janë autorizuar nga ekspertët serb nuk ka arsye për dyshim.
“Mendoj se jemi një nga vendet ku qytetarët mund të zgjidhin se cilën vaksinë duan ta marrin. Jemi para vendeve të tjera ku qytetarët nuk kanë një zgjidhje të tillë”.
“Siç besoj fuqishëm që toka është e rrumbullakët dhe jo e rrafshtë, ashtu besojë se vaksinat janë të mira dhe të dobishme dhe të gjithë do të duhej ti marrin. Kjo është mënyra ime tu them qytetarëve të Serbisë se vaksinimi është zgjidhja e vetme”.
Serbia ka bërë kontratë për dy milionë doza të vaksinës të cilat pritet të arrijnë gjatë vitit. Në sistemin serb përdoret edhe ajo e Pfizer duke e bërë Serbinë një nga vendet e rralla me të dyja këto vaksina. Në Serbi ka arritur edhe një kontigjent prej 19,500 dozash nga Pfizer. Ndërsa pritet të ketë edhe dy llojet e tjera të vaksinave në të ardhmen.
Tv Klan