Suksesi i serialit “Dashuri e Ndaluar” vazhdon t’i lërë pa fjalë të gjithë, përfshirë ekipin e produksionit. Ai vazhdon të thyejë rekorde edhe me ritransmetimet, 7 vite pas premierës në televizionet turke.
Hilal Saral, producente e kompanisë “Ay Yapim” që ka prodhuar serialin shkroi në median sociale se “Dashuri e Ndaluar” vazhdon të thyejë rekorde edhe 7 vitë më vonë.
“Kanal D” në Turqi ka nisur ritranmetimin e serialit paraditeve dhe ditën e djeshme u ritransmetua seria e fundit.
Sipas Saral, ndjekësit e serialit kanë publikuar aq shumë statuse me hashtagun #askimemnu (titulli në turqisht i serialit) ditën e djeshme saqë brenda një kohe shumë të shkurtër u rendit në krye të listës TT (Trending Topic) në Twitter për Turqinë dhe hyri në mesin e hashtagëve më të përdorur në botë.
“Dashur e Ndaluar”, seriali me protagonistë kryesore Kivanç Tatlitug (Behlul) dhe Beren Saat (Bihter) është transmetuar në Televizionin Klan dhe është pëlqyer shumë nga edhe nga publiku shqiptar. /tvklan.al