Mesa duket Europa League është krijuar vetëm për Sevilla-n. Spanjollët e fituan për herë të 6 këtë kompeticion pasi mundën Interin në finale me rezultatin 3-2.
Një ndeshje pot emocione, por që më të saktë u treguan djemtë e Lopetegui-t. Edhe pse e nisën keq, pasi në minutën e 5 shënoi Lukaku, Sevilla arriti të kthente rezultatin me anë të Luuk De Jong, i cili shënoi 2 gola.
Por pjesa e parë ishte e thënë të mbyllej barazim pasi Godin shënoi për Interin duke lënë në baraspeshë 2-2, 45 minutat e para.
Pjesa e dytë nisi më qetë deri në minutën 73 kur Diego Carlos i Sevilla-s me një veprim të bukur shënoi golin e 3 për skuadrën e tij dhe të fundit të takimit. Minutat e mbetura, Interi tentoi të shënonte golin e barazimit, por më kot.
Sevilla është skuadra që ka fituar më së shumti këtë kompeticion, plot gjashtë herë. Finalja e këtij sezoni u luajt në Këln të Gjermanisë./tvklan.al