Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Që në hyrje të sezonit të verës shënohen kërkesa më të larta për paketat turistike në krahasim me vitin e kaluar. Sipas informacioneve të agjencive turistike që planifikojnë udhëtimet, kërkesa për pushime jashtë vendit kanë shënuar rritje, sidomos tre vitet e fundit.
“Unë do thosha që 3-4 vitet e fundit interesi është rritur goxha, në krahasim me vitin e kaluar kemi një rritje të vogël të interesimit të njerëzve. Vendet që nuk kanë nevojë për viza janë, Turqia, Egjipti, Tunizia dhe vendet fqinje që kanë procedura më të lehta në ambasadë, si Kroaci, Maqedoni, Mal i Zi”.
Sezoni turistik është çelur edhe për bregdetin shqiptar, ndërkohë që agjencitë turistike mbeten apatike në drejtim të organizimit të paketave turistike për bregdetin vendas. Duket se gjatë viteve të fundit, shqiptarët me rritjen edhe të të ardhurave dhe nivelit të jetesës, kanë zgjedhur turizmin e huaj në vend të bregdetit shqiptar. Kështu sipas përllogaritjeve të Bankës së Shqipërisë, shqiptarët shpenzojnë në udhëtimet e tyre për çështje turizmi, rreth 490 milion dollarë gjatë sezonit të vitit të kaluar.
Banka e Shqipërisë ka mbërritur në konkluzionin, se këto shpenzime janë sa 63% e totalit të dërgesave të parave nga emigrantët. Ndërkohë që turizmi në bregdetin shqiptar gjeneron gjithashtu të ardhura të ardhura të shumta për bizneset dhe ekonominë shqiptare./tvklan.al