Viti 2024 u mbyll me një hendek pagash mes sektorit publik dhe atij privat, me 28%. Por sipas ekspertëve të ekonomisë dhe të punësimit, kjo diferencë do të zbutet për shkak të mungesës së burimeve njerëzore.
Diferencë e madhe, por në 2025 do të zbutet për të mbushur dhe vakumin e burimeve njerëzore.
Ka një konkurrencë të madhe në treg për njerëz, por jo për profesionistë.
Një problem i qëndrueshëm i tregut të punës sipas ekspertit të ekonomisë Edvin Stefani është ikja e profesionistëve drejt tregjeve europiane.
Sipas ekspertit të punësimit, Erion Muça, tregu i punës është i etur për krah pune.
Ndërkohë që profesionistët të arsimit të lartë mbeten më të kërkuar, të arsimuar në sektorin e shëndetësisë, ata në fushat e ekonomisë, si dhe ekspertë të teknologjisë së informacionit.
Klan News