Tirana do të luajë me Flamurtarin ndeshjen e fundit të këtij viti. Bardheblutë nuk po largojnë ende krizën e rezultave, që e mbajnë pranë zonës së rënies. Sipas trajnerit Ardian Mema, duhet të gabojnë sa më pak për t’ia dalë në këtë takim, pasi kjo ka ndodhur vazhdimisht në përballjet e këtij sezoni.
“Mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur dhe se do ta fitojë ai që punon më shumë dhe gabon më pak”,
u shpreh Mema.
Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja pret një kundërshtar të aftë të reagojë dhe se pikët e marra deri më tani nuk tregojnë forcën reale të Tiranës.
“Tirana ka prodhuar lojë dhe nuk do nisemi asnjëherë nga pozicioni që ka në klasifikim. Si çdo ndehsje do të nisemi për fitore, por është një ndeshje e vështirë”,
tha Daja.
Për lojtarët e Flamurtarit i vetmi rezultat që i vlen është fitorja, edhe pse nuk e mendojnë të lehtë takimin në “Selman Stërmasi”.
“Duhet ta fitojmë ndeshjen, pasi është i vetmi rezultat që na vlen”,
theksoi Agustin Torassa.
Ndërsa Danilo Alves tha:
“Është një ndeshje e vështirë, por mendojmë pozitivisht”.
Kjo javë e 18 e Superligës do të mbyllë fazën e dytë, për të rinisur aktivitetin pas 1 muaji.
Tv Klan