Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kjo është zona elektorale numër 31, që përfshin Kamzën dhe Bathoren dhe ndryshe ajo njihet si një nga zonat më problematike të kryeqytetit. Pikërisht këtu PD dhe kandidati Shaban Memia, ka nisur sot aktivitetin elektoral individual. Në çeljen zyrtare të fushatës të tij Memia, ka preferuar të mbledh gratë e kësaj zone, sipas tij për vetë rolin e rëndësishëm që ato kanë në familje.

Shaban Memia:- “Sot në mënyrë simbolike do të shkëmbejmë nga një karafil njëri me tjetrin, pasi ky është mesazhi i fillimit të ri, ky është mesazhi i shpresës për të ardhmen, por ajo që është më e rëndësishmja është mesazhi i ndryshimit të Shqipërisë dhe transformimit të plotë të kësaj zone”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego