Lajme Arkiva – TV Klan 2004

6 anëtarët e opozitës në komisionin parlamentar të Rendit dhe SHISH kërkojnë largimin e kryetarit Neritan Ceka, nisur nga qëndrimi i tij kundër ambasadorit të OSBE Osmo Lipponen. Sekretari i komisionit Shaban Memia, i ka paraqitur kërkesën gjatë paradites kryetarit të Kuvendit Servet Pëllumbi.

Shaban Memia: “Ne një sistem demokratik, nuk mund të kërcënoj askush askënd është ligji që vepron, aq më shumë kryetari i komisionit të Rendit dhe SHIK-ut. Në këtë rrafsh unë do të thoja që duke qenë edhe pjesëtar i koalicionit është akoma dhe më shqetësim, në qoftë se kryesia e Kuvendit nuk fillon procedurat, ne atëherë sipas rregullores do të kërkojmë votëbesimin dhe largimin nëpërmjet procedurave të komisionit”./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj