Projektbuxheti i propozuar për Ministrinë e Rendit dhe Policinë e Shtetit nuk garanton as pagesat e uniformave blu për vitin 2004. Sekretari i Komisionit Kuvendor për Rendin dhe SHIK-un Shaban Memiaj deklaron se nga shfrytëzimi që po i bëhet këtij projektbuxheti nuk rezulton të jenë përfshirë 420 milionë lek nga fondi i pagave.
Shaban Memiaj: “Ajo që është më shqetësuese, duke hyrë në përmbajtjen e projektbuxhetit që ka sjellë qeveria , vetëm në fondin e pagave rezulton që mungojnë 420 milionë lekë çka do të thotë që punonjësit e rendit e Policia e Shtetit për këtë vit nuk e kanë të garantuar fondin e pagave dhe s’ka paga për punonjësit e rendit. Së dyti ka një vendim qeverie sipas të cilit duhet të trajtohen me ushqim punonjësit e rendit dhe ka një faturë rreth 240 milionë dhe qeveria në projektbuxhetin nuk ka parashikuar asnjë kacidhe. Fakti që nuk jnaë të garantuara rrogat dhe trajtimi i tyre sipas vendimit të qeverisë ky institucion nuk mund të funksionojë dhe nuk është garantuar qendrimi në këmbë i këtij institucioni dhe do të paralizohet totalisht”./tvklan.al