Një gjykatë në Gjermani nisi shqyrtimin e çështjes së tentativës për shantazh ndaj familjes Schumacher që të mos publikohej një video e ish-kampionit të Formula 1 të sëmurë.

Gjatë seancës së parë një nga të dyshuarit kryesorë Yilmaz T pranoi se një infermiere që kujdeses për Michael Schumacher ishte e përfshirë.

Ajo mendohet se duhet të siguronte video dhe informacione rreth Schumit, i cili dergjet në shtrat pas aksidentit me ski në fund të 2013.

Infermieria u pushua nga puna në Mars të 2020. Prokurorët thanë se do të hetohet me kujdes duke vlerësuar çdo detaj dhe më pas do të vendoset se çfarë do të bëhet me të.

Dyshohet se shuma që do kërkohej ishte 15 milionë Euro. Infermieria ishte thirrur të dëshmonte, por nuk u paraqit në gjykatë.

Tv Klan