Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, në një prononcim për mediat pasi ka dalë nga Prokuroria e Tiranës, është shprehur se ka besim që çështja e tij do të zbardhet shumë shpejt.
Pak ditë më parë Blush bëri me dije se është shantazhuar nga një funksionar i lartë i një ambasade në Tiranë, të cilën nuk ka preferuar ta bëjë të ditur, ndërsa sot u shpreh se shantazhi i ishte bërë përmes një telefonatë që kishte marrë, nga dy persona.
“ Telefonuesit, se nuk kanë qenë një por dy, kam komunikuar me dy shtetas të ndryshëm, në gjuhë shqipe dhe në një gjuhë të huaj, më kanë kërkuar të ndryshoj qëndrimin tim publik, sigurisht për shkak të detyrës. Sot kam vënë në dijeni organin e akuzës që besoj se do ta zbardhë këtë çështje shumë shpejt. Prokuroria është njohur më të gjitha faktet. Kam besim tek drejtësia”. /Tvklan.al