Gazment Bardhi do të paraqitet rreth orës 15:00 në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ai është thirrur për t’u pyetur në lidhje me denoncimin e bërë prej tij 2 ditë më parë, për komunikimet në SKY ECC për të cilat ai pretendon se është shantazhuar.
Më 30 Shtator, Bardhi ka thënë se këto mesazhe i kanë shkuar në aplikacionin “Signal” nga një përdorues me emrin “Mbreti Zog”, ku përmenden personazhe të botës së krimit.
Gazment Bardhi ka informuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion në lidhje me këtë rast, duke i kërkuar që të hetojë mesazhet e mbërritura më datë 28 Shtator në aplikacionin Signal.
Në letrën e tij, ku ka vënë në dijeni dhe ambasadat e SHBA, BE-së dhe Britanisë së Madhe, Gazment Bardhi thotë se pas kësaj ngjarje të fabrikuar persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK./tvklan.al